Policia greke ka publikuar të dhënat e anëtarëve të një bande grabitësish, e cila është shkatërruar pak ditë më parë.

Policia fajëson pikërisht këtë organizatë për më shumë se 60 grabitje të armatosura, në një prej të cilave u ekzekutua një biznesmen grek, si dhe për trafik të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Sipas policisë helene, publikim i të dhënave të anëtarëve të dyshuar të kësaj organizate u bë për të mbrojtur qytetarët prej këtyre personave, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia greke thotë se metodat e organizatës ishin tepër të ashpra. Ata dhunonin dhe kërcënonin viktimat pa asnjë mëshirë, madje nuk ngurronin të qëllonin edhe me armë për të realizuar grabitjet.

Mes të ndaluarve është edhe një femër me origjinë nga Rumania, e cila përdorej për të shitur në tregun e zi objektet që vidheshin nga banesat e viktimave.

Ende mbeten pa arrestuar dy prej anëtarëve të kësaj organizate, të cilët besohet se kanë mundur të kalojnë në territorin shqiptar, ku edhe fshihen. Ata janë Tonin Kola dhe Adrian Frroku, ndërsa të arrestuarit janë Elevis Gjergji, Edmond Gjergji, Genci Pepa, Armando Filopati, Gentian Hinga dhe Daniele Jorgace.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel