Arilena Ara është trajnerja e fundit e cila plotësoi skuadrën e saj. Karrigia e saj u kthye për konkurrenten e fundit qe performoi në skenën e Audicioneve tëFshehura për këtë sezon, Eartën nga Gjilani.

Artistja u shfaq në skenë me një perfomancë energjike të këngës “Proud Mary” dhe po të mos kishin plotësuar skuadrën e tyre të gjithë trajnerët me siguri do ta kishin shtypur butonin për të pasi e shijuan performancën e saj në maksimum.

Earta vjen nga një familje muzikantësh. Babai i saj është basisti i grupit të njohur “Jericho”. Ajo ka pritur me padurim të performojë para trajnerëve dhe kishte besim se do ta kalonte me sukses këtë fazë.

Me shtypjen e butonit të kuq nga Arilena, të gjitha skuadrat u plotësuan. Trajnerët janë gati për tu njohur nga afër me artistët. Ata do të nisin punën menjëherë me talentet për fazën më të vështirë dhe më emocionuese të “The Voice Kids”, atë të Betejave.

Top Channel