Rreth 15 ministra britanikë mund të votojnë për të ndaluar që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Europian më 29 mars, në rast se deri atëherë nuk është arritur asnjë marrëveshje për Brexit-in, njoftoi Bloomberg të mërkurën, duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Ministrat që kundërshtojnë një largim pa marrëveshje Brexiti, kanë bërë që kryeministrja britanike Theresa May të konsiderojë shkarkimin e tyre, nëse votojnë kundër saj në parlament javën e ardhshme, tha raporti.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 29 Mars, sipas ligjit të Brexit-it, të miratuar në parlament, por deri tani palët janë larg arritjes së një marrëveshjeje për këtë proces.

Kryeministrja May ka kërcënuar se Britania do të lërë unionin edhe pa marrëveshje, gjë që nuk pritet mirë si nga BE-ja, ashtu edhe nag një pjesë e zërave të rëndësishëm në Londër.

Top Channel