Menjëherë pas thirrjes që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u bëri protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë për zhvendosjen e tyre në ndjekje të tij drejt Kryesisë së Kuvendit, ku do të bëhej akti i dorëzimit të mandateve të opozitës, kryeministri Rama është larguar prej andej.

Rama ndodhej në Kryesinë e Kuvendit së bashku me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, me këta të fundit që do të prisnin rreth mesditës edhe një delegacion të Republikës Çeke për të diskutuar mbi situatën.

Pas këtij takimi, pritet të flasë Taulant Balla, ndërkohë që eskorta e kryeministrit është larguar nga dalja dytësore, në drejtim të hotel “Rogner”.

Top Channel