Pogradec, përvetësonte pensionet përmes falsifikimit të dokumenteve, arrestohet

21/02/2019 15:55

Një punonjës i shërbimit postar në qytetin e Pogradecit është ndaluar nga forcat e policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

40-vjeçari J.Sh. u ndalua pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pogradecit, pas procedimit të tij dhe referimit në prokurori nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Korçës, më 23 janar të këtij viti.

Me detyrë postier pranë filialit të Postës Shqiptare në qytetin bregliqenor, ai akuzohet se ka falsifikuar dokumente për marrjen e pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

Top Channel