Ftesa e frikshme e Hulkut iranian: Bëhu burrë dhe ndeshu me mua! (Foto)

21/02/2019 16:40

Sajad Gharibi, ose siç njihet ndryshe Hulku iranian, ka postuar një mesazh në Instagram duke ftuar dikë që të ndeshet me të.

“Bëhu burrë dhe ndeshu me mua, në vend që të fshihesh pas sponsorave. Jam gati të ndeshem me ty, më trego në ring atë që ke për të më thënë”, shkruan Hulku.

Mes sfidantëve të tij të mundshëm kanë qarkulluar emrat e Brock Lesnar (WWE) apo Khabib Nurmagomedov (UFC), por deri tani nuk ka asnjë ofertë për ndeshje.

Gharibi është 1,88 m i gjatë dhe peshon 180 kg.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel