Një javë më parë Interi vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit, sulmuesit Mauro Icardi dhe që prej atëherë ky i fundit nuk është stërvitur asnjëherë me grupin, duke akuzuar një problem në gjurin e djathtë.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit zikaltër kanë urdhëruar kryerjen e të gjitha analizave të nevojshme ndaj sulmuesit, për të kuptuar nëse problemi ekziston vërtetë dhe nëse po, sa i rëndë është.

Mëngjesin e sotëm, argjentinasi iu drejtua një qendre shëndetësore në Milano, i shoqëruar nga bashkëshortja menaxhere, Wanda Nara, por edhe nga babai i tij, duke kryer analizat e nevojshme dhe një rezonancë magnetike për gjurin.

Pak më vonë, ka qenë sërish klubi zikaltër, që nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se rezonanca nuk ka treguar asnjë lloj problemi në gjurin e sulmuesit, ndërsa tashmë mbetet për të parë se cilët do të jenë hapat në vijim mes palëve.

Top Channel