Statuja e dedikuar për puthjen e “Times Square”, e cila ngrihet në Sarasota, Florida, u vandalizua një ditë pas vdekjes së George Mendonsa, i identifikuar si marinar, i cili më 14 gusht 1945 puthi infermieren Greta Zimmer Friedman për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në statujë u shfaqën grafitet “#MeToo”, motoja e fushatave kundër ngacmimeve seksuale. Statuja u pastrua menjëherë. Vandalët përdorën një bojë të kuqe llak për të shkruar shprehjen e krijuar në vitin 2006 nga aktivisti i Bronksit, Tarana Burke dhe miratuar nga fushatat e kohëve të fundit mbi ngacmimet seksuale.

Statuja ka pësuar dëmtime të vlerësuara nga policia vendase në një mijë dollarë “për shkak të zonës së madhe të mbuluar me mbishkrime”. Për shumë, fotografia e marrë nga Alfred Eisenstaedt e George Mendonsa, i cili puth Greta Zimmer Friedman, përfaqëson gëzimin që ka përjetuar në vend ditën e dorëzimit të Japonisë dhe kështu të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, në vitet e fundit kjo foto është përmendur nga disa si një akt i ngacmimeve seksuale që Mendonsa puthi Zimmer Friedman pa pëlqimin e saj.

Top Channel