Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me forcat e policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar shtetasin Roland Milo.

Më parë policia e kishte shpallur atë në kërkim si të dyshuarin kryesor për vrasjen e Sokol Ramës, trupi i të cilit u zbulua dje nga policia në fshatin Mbrezhdan të Këlcyrës.

Sokol Rama dhe Roland Milo ishin denoncuar si të humbur nga familjet e tyre rreth 10 ditë më parë dhe dyshohet se ishin bashkëpunëtorë në transport lëndësh narkotike.

Të dy si viktima dhe i arrestuari kishin precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Dyshimet lidhen me mundësinë e pazareve të prishura mes tyre dhe ende nuk është provuar pjesëmarrja e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Sokol Rama 32 vjeç u gjend i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij. Mendohet që ngjarja të ketë ndodhur ditë më parë ndërsa u zbulua pas njoftimit prej banorëve të zonës.

Top Channel