Anfield Road njihet nga të gjithë si një stadiumi me atmosferë shumë të nxehtë kur bëhet fjalë për mbrëmjet evropiane të futbollit. Kjo e martë nuk bëri përjashtim, vetëm se këtë radhë ata që u dëgjuan ishin edhe tifozët e Bayernit të Mynihut.

Kampionët e Gjermanisë shitën 2000 bileta për këtë ndeshje, por mësohet se në të vërtetë mbi 3000 tifozë udhëtuan drejt Anglisë për këtë sfidë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve. Pak orë përpara fillimit të sfidës këtë tifozë marshuan drejt stadiumit duke folur me zë të lartë, ndërkohë që policia i shoqëroi gjatë gjithë rrugës.

Por tifozët e Bayernit gjetën kohën edhe për të bërë një protestë për shkak të çmimeve të biletave. Në sektorin e tyre u shfaqën 3 parrulla ku kundërshtonin çmimin e biletave në transfertë për ndeshjet në kompeticionet evropiane.

“Biletat në transfertë: Liverpool 48 Paund, Bayern 55 Euro. Lakmia nuk njeh limit. 20 Euro është mjaftueshëm”-lexohet në këto parrulla që morën edhe duartrokitjet e tifozëve të Liverpoolit.

Top Channel