Guvernatori i bankës qendrore greke, Yannis Stournaras i bëri thirrje qeverisë të martën të frenojë në një ministër që po përpiqej të ndërhynte në pavarësinë e bankës, kur ai e kishte telefonuar atë për hetimet mbi një hua bankare që ministri kishte marrë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Pavlos Polakis zuri faqet e para të gazetave greke të dielën, për marrjen e një huaje konsumatore prej 100,000 eurosh në 2018-ën, të kolateralizuar me një peng shtëpie, nga Atika bank, një bankë e kontrolluar nga shteti, e cila mbikëqyret nga banka qendrore.

Polakis konfirmoi se e mori kredinë, duke thënë në Facebook se ai ishte i detyruar të kërkonte paratë “për të plotësuar nevojat familjare dhe të jetës politike”. Komentet e tij shkaktuan një reagim të zemëruar nga kundërshtarët politikë, të cilët thanë se grekët e zakonshëm nuk do të kishin të njëjtin qasje në huadhënie. Bankat greke janë ende të kujdesshme në lidhje me kreditë konsumatore pasi dalin nga një mal i borxhit të keq.

Të hënën, autoritetet mbikëqyrëse të bankës qendrore kërkuan dokumentacionin e Αttica Βank rreth kredisë për Polakis, tha një zyrtar i bankës qendrore. Banka Attica tha në një deklaratë se të gjitha rregullat u ndoqën dhe garancitë ishin adekuate.

Polakis telefonoi më pas Stournaras për ta pyetur nëse ka ndonjë hetim ndaj kredisë së tij dhe, nëse po, t’i kërkojë që banka qendrore të shqyrtojë edhe transaksionet e politikanëve të tjerë.

“Unë jam duke u telefonuar t’ju them se ju jeni të saktë në ekzekutimin e kontrolleve, por sapo të përfundoni me mua … kontrolloni të tjerët gjithashtu. Sepse në qoftë se nuk e bëni, unë do të vij në atë vend dhe nuk do të largohem derisa të urdhërosh hetimin”, tha Polakis, sipas një ekstrakti të bisedës telefonike të marrë nga adresa greke e lajmeve Documento.

Stournaras, i cili qëndron në këshillin qeverisës të Bankës Qendrore Evropiane, tha se ishte e pashembullt që një ministër të regjistrojë një bisedë private dhe të publikojë atë që ai tha ishte një përpjekje nga një person në qeveri, për të ndikuar në punën e bankës.

“Përpjekja e papërshtatshme nga ministri Pavlos Polakis për të ndërhyrë në mënyrën se si Administrata e Bankës së Greqisë dhe unë personalisht kryejmë detyrat tona, është një shkelje e madhe institucionale”, tha Stournaras në një deklaratë.

“I bëj thirrje Kryeministrit dhe qeverisë të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të mbrojtur pavarësinë e Bankës së Greqisë”.

Top Channel