Liverpooli dhe Bayerni i Mynihut shtynë për në ndeshjen e kthimit, verdiktin se cila prej skuadrave do të kualifikohet për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në “Anfield Road”, përballja mes dy gjigantëve të futbollit përfundoi në barazim pa gola, në një sfidë që edhe goditjet në kuadrat i pati me pikatore.

Ky rezultat i shkon më përshtat skuadrës gjermane, që tashmë në Bavari do të synojë triumfin, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Edhe përballja tjetër e mbrëmjes, ajo mes Lyonit dhe Barcelonës, përfundoi gjithashtu në barazim pa gola.

Katalanët zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë, por kjo nuk mjaftoi për të thyer vendasit, që rezistuan me sukses, duke shtyrë diskutimin e kualifikimit për në “Camp Nou”.

Top Channel