Roma vuajti jo pak në sfidën e fundit të javës së 24-t në kampionatin italian, por në fund ia doli të marrë 3 pikët në sfidën ndaj Bolognës në “Olimpico”.

Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin vetëm në minutën e 55-të, kur Kolarov shndërroi në gol një 11-metërsh, ndërsa Fazio dyfishoi shifrat në minutën e 73-të.

Bologna, e cila zhvilloi një 90-minutësh mjaft të mirë, rihapi takimin në minutën e 84-t, pas golit të shënuar nga Sansone, duke bërë mjaft interesante 10 minutat e fundit të takimit.

Me këtë fitore, Roma ruan hapin e Milanit dhe Interit, në garën për nëj vend në zonën Champions, ndërsa fillon edhe shkëputjen nga Lazio dhe Atalanta që e ndjekin.

Top Channel