Përfundojnë punimet, Bashkia e Tiranës dhuratë për fëmijët një kënd të ri lojërash

18/02/2019 09:32

Krahas punës për të ndërtuar hapësira rekreative dhe argëtimi për të vegjlit në çdo lagje të qytetit, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të veçantë edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.

Një kënd i ri lojërash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e zonës së Vaqarrit.

“Luaj Tirana”, projekti pilot që u nis nga Bashkia e Tiranës në fillim të 2016-ës, i riktheu fëmijëve të shumë lagjeve mbi 41 hapësira lodrash e sporti falë një pune në skuadër.

  Mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët, Bashkia e Tiranës kënd lojërash në Vaqarr

Projekti pilot “Luaj Tirana” po shtrihet në çdo lagje për të afruar vogëlushët me lojërat rekreative dhe jetesën aktive! Kjo nismë e ndërtimit të këndeve të lojërave dhe rekreacionit është pritur shumë pozitivisht nga qytetarët, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se ky projekt i suksesshëm do të vijojë edhe në vitet në vazhdim për ta bërë Tiranën së pari një qytet të fëmijëve.

Top Channel