“Në shtëpinë tonë”/ Nishanet, mjekja: Ja kur duhet t’i hiqni

18/02/2019 12:54

Ndonëse për shumë prej nesh nishanet janë thjesht disa njolla kafe dhe nuk ju kushtojmë vëmendjen, duhet të mësojmë më shumë rreth tyre.

Nishanet në trupin apo fytyrën tonë mund të jenë në forma dhe madhësi të ndryshme, të cilat japin një mesazh shumë të rëndësishëm në lidhje me shëndetin tonë të lëkurës.

Kuptimi dhe identifikimi i të gjitha llojeve të nishaneve në trupin tonë është mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e lëkurës dhe për të qëndruar sa më të shëndetshëm.Nishanet mund të formohen nga ekspozimi i dellit por disa të tjerë janë të lindur dhe mund të trashëgohen edhe gjenetikisht.

Sot “Në shtëpinë tonë” doktoreshë Afërdita Stroka na jep informacione rreth tyre dhe kur është momenti i duhur për t’i hequr.

Top Channel