NBA/ “All Star Game”: Ku spektakli është i garantuar

18/02/2019 11:41

Basketbolli amerikan e garanton spektaklin në parket në çdo moment në ndeshje zyrtare apo jo.

Sfida e së dielës, NBA All Star Game e zhvilluar në Charlotte e vërtetoi më së miri këtë. Këtë vit u vunë përballë skuadrat e Lebron James dhe Giannis Antetokounmpo me lojtarët që ishin kapitenët e përzgjedhur nga votat e tifozëve.

Lebron James tregoi se nuk e pranon humbjen edhe në një sfidë ekzibicioni ku skemat taktike e loja mbrojtëse nuk përfillen në asnjë moment dhe ku basketbollistët që nuk i kursejnë aspak veprimet spektakolare.

Sfida e së dielës i pati të gjithë komponentët e kësaj loje, zhytjet, gjuajtjet për 3 pikë, aksionet në kundërsulm për të konfirmuar se objektivi kryesor i All Star Game është të argëtojë tifozët.

Në fund suksesi i shkoi Skuadres LeBron me rezultatin 178-164 në një sfidë ku James dhe të përzgjedhurve të tij iu deshën të përmbysnin një disavantazh prej 20 pikësh në pjesën e dytë. Kevin Durant u shpall Lojtari më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, por shënuesi më i mirë ishte pikërisht Antetonkounmpo me 38 pikë e 11 topa në tabelë.

Top Channel