Lamtumirë dimër! Zhvillohen karnavalet në Austri

18/02/2019 12:09

Banoret e Nassereith në Austri ia dhanë lamtumirën dimrit të veshur me kostume tradicionale për karnavalet e famshme të këtij fshati, që datojnë 270 vjet më parë.

Ai që njihet si “Schellerlaufen” është një kremtim i vjetër, në qendër të të cilit është lufta mes ariut që përfaqëson pranverën dhe zbutësit të ariut, që përfaqëson dimrin.

Aq interesant konsiderohet festivali shumëngjyresh sa në 2012-tën u shpall “pjesë e trashëgimisë kulturore” nga Unesco. Ky rit i lashtë e vendos të gjithë fshatin nën magjinë e tij dhe e transformon komunitetin e vogël të tij në një fortesë të vërtetë karnavalesh, duke fituar etiketimin e festivalit me pompoz të këtij lloji ne rajonin alpin.

“Ky event nuk është special vetëm për njerëzit që punojnë për këtë festival, por edhe per te gjithë banorët e fshatit, sepse rrit ndjenjën e afrimit me njëri-tjetrin. Një prej arsyeve që të gjithë përqëndrohen tek një objektiv për të krijuar diçka të bukur, është se të gjithë e konsiderojmë karnavalin si tejet të rëndësishëm”, tha Gerhard Spilmann, president i komitetit organizator.

Vizitorët befasohen nga veshjet dhe punimet e veçanta të zejtarisë që paraqiten në festival, të cilat së bashku me maskat tradicionale dhe figurat e rralla të krijuara atje, e bëjnë të paharrueshme për ta eksperiencën në Nassereith.

Top Channel