Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e së hënës grupin parlamentar ku do të diskutohet akti ekstrem i djegies së mandateve.

Në mbledhje mungojnë aleatët historikë të PD të cilët kanë marrë mandatet si deputetë të PD.

Top Channel kontaktoi me kreun e LZHK, Dashamir Shehun dhe Nard Ndokën, të cilët deklaruan se në parim janë dakord, por këtë presin që ta diskutojnë me Bashën në tryezën e aleatëve.

Ndërkohë që kreu i PR; Fatmir Mediu, i cili ndodhet në Prishtinë, nuk ka pranuar ta komentojë propozimin e Bashës për djegien e mandateve, duke vënë në dukje se për vendimin e Bashës nuk ishte njoftuar, e se ishte njohur vetëm përmes mediave.

  A do t’i djegë mandatet opozita?! PD mbledh grupin parlamentar

Top Channel