Prokuroria do t’i kërkojë Gjykatës masën e arrestit me burg për 13 prej prangosurëve pas protestës të opozitës.

Per tre të tjerë akuza do të kërkojë masa më të buta, për Ndue Fugën për shkak të moshes së tij, për Suzana Dimushin për shkak të gjinisë dhe për R. Domin per shkak të aftësisë së kufizuar.

Top channel mësoi se masat e sigurimit personal do të zhvillohen të marten, ndërkohë që të gjithë protestuesit e prangosur dyshohen për shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr, prishje të rendit, kundërshtim të policisë.

Gjatë protestës thotë Prokuroria disa persona hodhën kapsolla, shkopinj druri kundrejt policisë si dhe dëmtuan derën e kryeminisrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.

Prokurorët pohojnë se pas këqyrjes në vendngjarje seuestruan 33 mbetje në forme të fishekzjarreve, sqepar e 29 shkopinj.

Prokurorët thonë se personi qe shkuli megafonët e policisë që thërriste për distancimin nga dhuna është Kristo Dodaj.

Të gjithë protestuesit e dhunshëm janë identifikuar nga komisariatet përkatëse që i mbanin ata nën vëzhgim, mes tyre edhe Samiri Rexhepi, i njohur si “Ujku i Cërrikut”, ai dyshohet si autori i dëmtimit të kërpudhës.

Për Florenc Hoxhën prokuroria thotë se ai ka kundërshtuar policinë dhe se ka drejtuar veprimet e personave të tjerë, pasi sipas policisë nga këqyrja e kamerave ai rezulton të ketë bërë veprime të njëjta me atë një personi që drejtonin turmën drejt kryeministrisë.

Top Channel