Tiranë, përmirësohet furnizimi me ujë për banorët e njësisë 5

17/02/2019 10:40

Bashkia e Tiranës i ka dhënë zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e dy lagjeve në Njësinë Administrative numër 5 në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bashkisë, ekipet e punës nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë përfunduar me sukses investimin më të ri në rrugën “Sulejman Delvina”, investim që sjell jo vetëm rritje të sasisë së furnizimit me ujë, por edhe të cilësisë së ujit.

Ndërkohë, një tjetër investim i rëndësishëm në këtë drejtim është ai që po kryhet në rrjetin e ujësjellësit në rrugën e “Kosovarëve”, ndërhyrje që synon të eliminojë humbjet e shkaktuara prej rrjetit të amortizuar.

Top Channel