Reali i Madridit kërkonte fitoren e gjashtë radhazi dhe dukej se do ta merrte me prepotencë këtë ndaj Gironës këtë të dielë, ndaj një rivali që nuk njihte suksesin prej 13 ndeshjesh.

Por, e bujshmja ndodhi në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me skuadrën mike që u imponua 2-1 ndaj favoritëve, ndalesë që i mundëson Barçës të marrë arratinë.

Girona vinte në këtë përballje në krizë totale, ndërsa Reali në formë optimale. Pjesa më e madhe e lojës ishte me vetëm një sens dhe këtë e diktoi avantazhi i kryeqytetasve me një gol me kokë nga Casemiro.

Por, pas pushimit, ekipi mik bëri ndërrime vendimtare dhe e rriti lojën e tij duke barazuar me penalltinë e Stuani. Por, përballë ofensivës së vendasve fitoi cinizmi i Gironës që arriti të shënojë me Portu në një zhytje me kokë, pas grushtimit të mëparshëm nga Courtois.

Reali i lë vendin e dytë Atletikos dhe Barça mbetet 9 pikë larg.

Top Channel