Pak përpara se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të deklaronte për mediet se do të kërkojë djegien e mandateve të opozitës nga grupi parlamentar dhe forumet e larta drejtuese të forcës më të madhe politike në opozitë, kryeministri Rama kishte reaguar përmes Twitter-it.

Kryeministri shprehet i trishtuar në mesazhin e tij në rrjetin social, për pasqyrën e shëmtisë së djeshme, siç e cilësoi ai, në mediet ndërkombëtare.

“Politika qorre e një opozite pa vizion, pa program, pa lidership nuk i bëri asgjë dot qeverisë, por goditi Shqipërinë në sytë e botës”, shkruan Rama.

Sipas tij, me aktet e djeshme, opozita “u dha material të bollshëm të gjithë atyre që duan sebepe kundër hapjes së negociatave me BE-në”, duke e cilësuar këtë si një turp.

Top Channel