Vlorës do t’i rikthehet qendra e saj historike. Tërësisht e degraduar, qendra dhe hapësira urbane përreth saj është shndërruar në një kantier të madh, ku po punohet për rindërtimin dhe restaurimin e godinave historike dhe monumenteve të kulturës.

“E sigurtë është që kjo do të bëhet një zonë e jashtëzakonshme. Kjo ishte një plehrë, do të bëhet një zonë e jashtëzakonshme. Unë pashë Korçën herën e fundit. E gjithë ajo zona e pazarit tani ka hyrë komplet në atë sistem që duhej të hynte, e këtu do të ndodhë e njëjta gjë. Do të bëhet zonë turistike fantastike”, tha kryeministri Rama.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli shpjegoi se godinat janë ndërtuar në periudha të ndryshme, shumë prej të cilave datojnë shumë herët dhe të dëmtuara nga ndërhyrjet në infrastrukturë përgjatë viteve.

Projekti përfshin ndërhyrje restauruese në 68 objekte, monumente kulture dhe objekte të tjera në zonën arkeologjike B të qytetit. Deri tani është ndërhyrë në 53 objekte të kësaj zone.

Top Channel