Gazetarja Mira Kazhani e njohur për batutën në majë të gjuhës dhe të thënit të gjërave troç, nuk ka zhgënjyer as këtë herë në këndin e së vërtetës përballë Edi Manushit në “E Diell”.

Pa iu dridhur qerpiku ajo ka zbuluar se politikani që ia bën gruaja “8 me 2” është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Më vjen mirë”, – ka thënë Kazhani – “sepse ai ka dhe një grua të mençur dhe nuk na vjen asnjë e keqe”, – ka vijuar ajo.

Kazhani ka sqaruar se nuk është e vërtetë që në portalin e saj ajo i bën qoka Lalit Erit apo Edi Ramës. Sipas saj, ata prodhojnë lajm dhe ndaj pasqyrohen aty, por duke mos e fshehur dhe bindjen e saj të majtë.

Në kampin e PD-së ajo ka përmendur dy emra që sipas saj janë burrat më të mirë.

“I pari është Eduart Islami dhe që desha shumë të kishte sukses dhe një burrë tjetër në simbolikë”, – ka vijuar Kazhani, – “është Majlinda Bregu që e morën për grua, e trajtuan si grua dhe e nxorrën përjashta si grua”, – është shprehur ajo.

Top Channel