La Liga, Barça rigjen fitoren falë Messit. Atletico, minimaliste

17/02/2019 10:51

Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona rikthehet te fitorja në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

Në “Camp Nou”, skuadra katalanase iu imponua Valladolidit me rezultatin e ngushtë 1-0, në ndeshjen e javës së 24-t.

Lionel Messi ishte ai që vendosi sfidën për kampionët e Spanjës, me golin e shënuar me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë.

Vlen të theksohet se argjentinasi kishte mundësinë për ta çuar sfidën në 2-0, me një tjetër 11-metërsh, por në rastin e dytë, portieri i Valladolidit, Masip e priti gjuajtjen e tij.

Me rezultatin 1-0 fitoi edhe Atletico Madrid ndaj Rayo Vallecanos, me golin e shënuar nga Antoine Griezmann, 17 minuta nga fundi i ndeshjes.

Top Channel