Gjatë bisedës në “E Diell” Mira Kazhani ka kujtuar një intervistat që i ka lënë asaj një shije të hidhur.

“Ka qenë një rast me një politikan, Kastriot Islami, ma dha intervistën, m’i tha të gjitha, ia dërgova dhe në e-mail pasi ia kisha shkruar” – vijon shpjegimin e saj Mira, – “unë kurrë nuk guxoj të shkruaj diçka që s`ma ka thënë dikush dhe më vonë ishte penduar dhe thoshte që nuk i kam thënë ato gjëra. Le të themi që më la shije të keqe, sepse nuk m’u duk shumë burrërore”.

Ndërsa përsa i takon namit të saj si hakmarrëse dhe kuçedër, Kazhani tha se disa gjërave në jetë kishte vendosur t`u përgjigjej vetë dhe nuk do t`ia linte Zotit në dorë.

“Nëse dikush më ka lënduar me pa të drejtë, unë ia jap vetë përgjigjen, edhe pse nuk mund t`i biem me gurë çdo qeni që na leh në rrugë sepse nuk mbërrin në destinacion”, – ka përmbyllur ajo.

Top Channel