80 të shoqëruar, 15 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim. Ky është bilaci deritanishën i hetimeve ndaj personave që dyshohet se janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës të se shtunes të opozitës në Tiranë.

Mes të arrestuarve edhe Florenc Hoxha ish drejtor i policisë bashkiake. Policia e shtetit thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, Kavaja, Divjaka, Shkodra, Durrësi, Cërriku, Elbasani dhe Fieri. 5 prej të arrestuarve po procedohen në gjendje të lirë.

Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit u identifikuan pas analizimit të pamjeve filmike dhe raportet e shërbimeve, përfshi provat e mbledhura gjatë protestës. Të arrestuarit akuzohen për shkatërrim prone, dëmtime me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Hetimet po drejtohen nga prokurori Enklid Gjini.

Me urdhër të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Ymeraj në hetime janë përfshirë edhe 7 prokurorë të tjerë të mbështetur nga 12 oficerë të policisë gjyqësore. Top Channel ka mësuar se 20 grupe vëzhgimi nga policia e shtetit përfshi disa kamera të instaluara mbi kryeministri kanë fotografuar dhe filmuar minute pas minute të gjitha veprimet e dhunshme të protestuesve.

Analizimi i fotove dhe pamjeve vijon dhe burime të policisë thonë se numri të shoqëruarve dhe arrestuarve pritet të rritet në orët në vijim.

Të arrestuarit:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Të proceduarit në gjendje të lirë:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;
A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;
R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;
D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;
P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Top Channel