Sistemi i videoarbitrimit hyri në histori me një episod kontrovers në kampiopnatin italian këtë të dielë, në ndeshjen mes Spalit dhe Fiorentinës.

Valoti shënoi golin që do të çonte 2-1 shifrat për padronët e shtëpisë, por kamerat dhe arbitrat ndalën gjithçka. Analiza nuk u ndal në zonën e aksionit, por në skajin tjetër të fushës, pikërisht në vendin ku kishte lindur kundërsulmi.

Arbitri, pas vëzhgimit në monitor, vendosi të anulojë golin e vendasve dhe të akordojë penallti për Fiorentinën. Nga pika e bardhë, përballë kundërshtimit të tifozëve, Veretu’ shënoi golin për ekipin nga Firence, pak sekonda nga festa e prishur e vendasve.

Simeone dhe Gerson më pas shfrytëzuan kaosin e Spalit për të thelluar fitoren në transfertë.

Top Channel