Ylli i Romës vihet në siklet nga fotot seksi të së ëmës (Foto)

16/02/2019 04:46

Nicolo Zaniolo është ylli që po shkëlqen në Romë, sepse pas paraqitjeve spektakolare në kampionat, dhuroi një mbrëmje magjike edhe në Champions League, duke shënuar dy herë në portën e Iker Casillas dhe duke u dhënë verdhekuqve fitoren 2-1 përballë Portos.

Ish futbollisti i Interit, i cili iu bashkuar Romës në verë, si pjesë e operacionit që çoi në Milano mesfushorin belg Radja Nainggolan, ka tërhequr vëmendje ne mbarë botës, teksa tashmë shumë klube janë gati të bëjnë çmenduri për ta transferuar.

Por përveç 19-vjeçarit, edhe mamaja e tij, Francesca Costa po njeh një famë në rritje kohët e fundit në Instagram, ku poston vazhdimisht foto provokuese, në të cilat reklamon mjaft mirë linjat dhe është e vështirë të besosh se ka 40 vite mbi shpinë.

Por pikërisht kjo sjellje e mamasë, ka shqetësuar mesfushorin e Romës, i cili i ka reaguar ndaj saj, duke i kërkuar të bëjë kujdes me fotot që poston, ndërsa të njëjtën gjë i ka kërkuar asaj edhe klubi i Romës, që ka theksuar se Zaniolo është mjaftueshëm në qendër të vëmendjes në këto momente.

“Ndal mama, mjaft duke postuar kaq shumë foto. Çfarë bën me gojën në atë pozicion? Harrove që je 40 vjeçe”, mësohet t’i ketë thënë Zaniolo mamasë së tij, duke e kritikuar për fotot e shumta në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel