Të paktën 200-250 mijë qytetarë të grupmoshave nga 35-70 vjeç marrin çdo vit shërbimin shëndetsor falas të kontrollit periodik. “Check up”-i erdhi si risi e shëndetësisë shqiptare që prej fundvitit 2014.

Të gjithë individët e shëndetshëm që derdhnin kontribute shëndetësore mund të përfitonin nga kryerja e analizave të përgjithshme falas. Shërbimin falas e përfituan edhe personat jo të punësuar por që shteti u paguan një detyrim të caktuar mujor sipas kategorive.

Nga ana mjeksore, ky kontroll u bë i nevojshëm për zbuluar tek individët e shëndetshëm sëmundje të fshehura më parë. Parandalimi i këtyre sëmundjeve u ndje si forma më e duhur, pa kaluar më pas tek kurimi i pacientit.

Edhe si një metodë ndërgjegjësimi, qyetarëve u rekomandua kryerja e “check up” për të pasur shëndetin e tyre në kontroll. Megjithatë vit pas viti numri i personave të shëndetshëm që u zbuluan me një sëmundje të fshehur më parë nisi të rritej.

Këta individë që e kujtonin veten të shëndetshëm u diagnostikuan me sëmundje të zemrës, veshkave, prediabetik dhe diabetik si dhe një sërë sëmundjesh të fshehura. Por si kryhen analizat e “check up”-it?

Cila është rendësia e këtyre analizavs? Sa janë personat e zbuluar me sëmundje të fshehta? Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel