Gadishmëria e lartë e policisë për shmangien e dhunës gjatë protestës së sotme është një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen e DË në pasqyrimin e protestës së madhe të opozitës kundër qeverisë në Shqipëri.

Gjiganti mediatik gjerman citon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të pohojë se ka informacione që persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike. Ka qene pikërisht një frikë e tillë ajo që ngjalli reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë fillimisht, e më tej, edhe atë të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Europë, që theksonte se dhuna nuk është rruga më e shkurtër.

Kërkesa kryesore e protestës së organizuar nga opozita është largimi i kryeministrit Rama e formimi i një qeverie kalimtare me akademikë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, theksohet ne shkrim. Ndërsa kujtohet se ”Dëshmorët e Kombit” është përdorur historikisht për protesta dhe ka hapësirë për pjesëmarrje masive të qytetarëve protestues, përmenden dhe te dhënat e PD, sipas te cilës protestues nga gjithë vendi janë nisur të shtunën paradite drejt Tiranës, me mjete publike, private, autobusë dhe furgonë.

Top Channel