Nëpërmjet një komunikate për mediat, Partia Demokratike njofton se sipas raportimeve degët e partisë në rrethe, rreth 50 mijë protestues janë nisur drejt kryeqytetit.

Selia e PD-së njofton edhe numrin e përafërt të protestuesve që janë nisur drejt kryeqytetit, për secilin qark të Shqipërisë, ku numri më i lartë duket se është ai i njerëzve nga Shkodra.

Gjithsesi shifrat e raportuara nga selia qëndrore e PD-së, duken disi të ekzagjeruara nga ato që degët e rretheve kanë raportuar për korrenspondentët e Top Channel mëngjesin e sotëm.

Protestuesin nga çdo rreth, sipas Selisë qëndrore të Partisë Demokratike:

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë
Qarku Lezhë – 6800 qytetarë
Qarku Kukës – 4000 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9100 qytetarë
Qarku Elbasan – 7500 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 4800 qytetarë
Qarku Vlorë – 4500 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë
Qarku Korçë – 4200 qytetarë

Top Channel