“Gusht, portret familjar”. Regjisori Spiro Duni sjell komedinë e zezë

16/02/2019 20:01

Në familjen Ueston nuk është e vështirë që plagët dhe problemet të shpërfaqen, që nga më të moshuarit e deri tek adoleshentët. “Gusht, portret familjar” është komedia e zezë që regjisori Spiro Duni ka zgjedhur për të çelur premierën e parë të Teatrit Komëbëtar për këtë vit, duke premtuar të dridhura tek spektatorët. Pritet të shohim në rast se kjo do të dëshmohet përgjatë kësaj fundjave dhe tjetrës.

Aktualisht ajo është komedi e zezë, e kemi emërtuar ne. E afron më shumë komedinë me dramën për t’i dhënë njëlloj çlirimi spektatorëve herë pas here. Ti nuk ke pse i mundon afro dy orë veçse me të rëndën e kësaj drame. Kjo është edhe arsyeja që unë anoj pak edhe nga kominikja se edhe vetë më pëlqen shumë ky kontrapunt i komikes me dramatiken që edhe në jetë ne i kemi këto”, thotë Spiro Duni, regjisor.

Autori Tracy Letts, në mes të elementëve dramatikë fut një element komik. Regjisori shprehet se elementët e komedisë nuk janë të qëllimshme në shfaqe, por spektatori sipas tij ka nevojë të marrë frymë e të çlodhet herë pa here. Por kjo në mënyrë të shëndetshme dhe jo abuzuese, nga pikëpamja regjisoriale.

“Një personazh i yni thotë aty. Nuk e kuptoj i thotë gruas këtë familje. Si ka mundësi që të mos merren vesh kurrë njerëzit me njërit tjetrin. Qëllimi pse e ve veprën është që njerëzit të zgjohen nga ne sadopak. përpos aspektit emocional dhe estetik të zgjohen dhe ti thonë vetes: Pse kështu? Pse të mos jemi më të butë? Pse të mos jemi më të mirë? Pse të mos jemi më njerëz”, shpjegon Spiro Duni, regjisor.

Pavarësisht se vepra është vendosur në kontekst amerikan ajo pasqyron shumë edhe shqiptarët. Regjisori sjell nga Italia aktoren Merita Xhani. Ndërkohë që në shfaqe interpretojnë edhe Luli Bitri, Eva Alikaj, Flaura Koreta, Ligorq Riza etj.

Top Channel