Lideri shpirtëror i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli para mikrofonëve për të dhënë edhe reagimin e tij zyrtar mbi situatën në protestën e opozitës.

Berisha theksoi se policia provokoi protestuesit dhe përdori një retorikë të ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen, për të shmangur tërheqjen zvarrë nga ana e popullit.

“Është një narkopolici që po provokon protestuesit, pasi panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm dhe të shpejtë të Edi Ramës. Cilido që njeh revoltën sadopak, e ka të qartë që kjo është fundi politik i Edi Ramës. Shqiptarët kanë në histori edhe ditë triumfi, por edhe zvarritje me triumf. Diktatorët, nëse nuk lexojnë mesazhet, edhe zvarriten. Ramiz Alia pranoi pluralizmin, për të mos pësuar fatin e Causheskut. Rama bën mirë të njoftojë dorëheqjen në mbrëmje, përndryshe po shpërtheu “fuçia nukleare” e protestës, e kap atë edhe në Vlorë”, tha Berisha.

Ish kryeministri bëri një paralelizëm mes situatës në Shqipëri dhe asaj në Venezuelë, dhe theksoi se misioni i opozitës është që të rithejë respektimin e votës së lirë.

“Opozita faktoi në qershor të vitit 2017, se Edi Rama është një monstër e votës së lirë, që nuk e njeh dhe nuk e respekton vullnetin e popullit. Ai tani po përballet me popullin dhe ky është fillimi i një fundi të tmerrshëm për të. Misioni i opozitës është i njëjtë me atë të Venezuelës, të rikthejë respektimin e votës së lirë”, tha ish kryeministri Sali Berisha.

Top Channel