Përveç solistes në këtë trupë baleti kinez të Guandong, në shfaqjen “Zgjimi”, të gjithë të tjerët nuk janë personazhe realë. Ata janë personifikime që ajo i mendon në ëndrrat e saj para zgjimit.

Ky është një koncept psikologjik që i kanë dhënë autorët e shfaqjes. Personazhi kryesor është gjithë kohën në një dialog me vetveten. Duke na sjellë për publikun këtë shfaqje të baletit bashkëkohor si aktivitetin përmbyllës të Vitit të Ri Kinez.

Zhou Ding, ambasadori i Kinës në Shqipëri, shprehet: “Ka më pak se një muaj që kam ardhur në Shqipëri dhe jam shumë i lumtur që qëllova për Vitin e Ri Kinez me dy aktivitete shumë të bukura. Njëri në sheshin “Skënderbej” dhe tani një shfaqje e kërcimit modern. Përveç aktiviteteve në fushën e kulturës dhe artit do të ketë edhe aktivitete që do të fokusohen në marrëdhëniet mes dy vendeve tona si simpoziume shkencore, por edhe pritje të ndryshme që do të jenë në kuadër të këtij përvjetori”.

Përgjatë gjithë shfaqjes, publiku shijoi një spektakël që përveç lëvizjeve koreografike mbështetej edhe në elementët e skenës, ndriçimit, teknoligjisë apo kostumeve.

Koreografja Ëang Xuesong thotë: “Kjo shfaqje jep pasionin e njerëzve për natyrën, për jetën në fshat. Paionin për dashurinë. Është një ndër trupat e baletit më të mira që ne kemi”.

Përgjatë këtij viti, Ambasada Kineze premton aktivitete të shumta që lidhen me kulturën, artin dhe kulinarinë vendase.

Top Channel