Tiranë, rehabilitohet infrastruktura në rrugën “Miftar Gërbolli”

15/02/2019 09:56

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve mes blloqeve të Njësisë nr.11.

Së fundmi, bashkia po punon për rikonstruksionin e gjithë infrastrukturës në rrugën “Miftar Gërbolli”.

Puna ka filluar me rrjetin nëntokësor duke shpëtuar njëherë e mirë qytetarët nga rrjedha e ujërave të zeza, përmbytjet, por duke përmirësuar në të njëjtën kohë edhe rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Top Channel