Një vajzë vetëm 21 vjeçe, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga një urë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Viktima është Shpresa Martini nga fshati Stajkë, e cila pasi ka pirë disa ilaçe është hedhur nga Ura e Spatharit.

Për pasojë ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, si pasojë e dëmtimeve të mara. Mësohet se e reja ishte e divorcuar, ndërkohë që dyshohet se akti fatal në ditën e “Shën Valentinit”, është kryer në gjendje të rënduar psikologjike. Për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim.

Top Channel