“S’është miting o mavri me bojë…”, Rama u përgjigjet akuzave për takimin nesër në Vlorë

15/02/2019 14:35

Pas akuzave të opozitës, sipas së cilës kabineti i Bashkisë së Vlorës i ka nisur administratës vendore mesazh për të siguruar pjesëmarrje masive në takimin e Ramës nesër, është përgjigjur vetë kryeministri.

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar. BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”, shkruan Rama në Twitter.

Top Channel