Putin në stërvitje, hedh në tokë kampionet olimpike

15/02/2019 13:38

Pas diskutimeve komplekse me Turqinë dhe Iranin, për të ardhmen e Sirisë, të zhvilluara në Sochi, Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur të bëjë pak stërvitje…

Kështu, rripi i zi në xhudo, iu bashkua ekipit kombëtar të vendit për një sesion nxehjeje dhe trajnimi në qytetin që priti lojërat olimpike të 2014.

Televizioni shtetëror rus, e tregoi Putinin teksa hidhte një atlet njëri pas tjetrit në dysheme. Ai u rrëzua në tokë vetëm nga një xhudiste femër.

Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se 66 vjeçari Putin lëndoi një gisht gjatë stërvitjes por tha se kjo nuk e pengonte të përfundonte seancën. Disa kampionë olimpikë ishin mes partnerëve në stërvitje. Putin prej kohësh ka kultivuar imazhin e tij të një njeriu të fortë dhe më herët është shfaqur në televizion duke luajtur hokej në akull, duke përkëdhelur një tigër, duke ngarë një kalë dhe duke u zhytur në fund të detit të zi.

Top Channel