Prindërit e nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Majer” në Tiranë janë ndarë në dy grupime: një pjesë i kanë sjellë nxënësit në shkollë, duke mos iu përgjigjur thirrjes për bojkotimin e procesit mësimor, ndërsa pjesa tjetër nuk i kanë sjellë fëmijët.

Këta të fundit kërkojnë nga bashkia që të shtyjë punimet për rikonstruksionin në fund të vitit shkollor. Bashkia e Tiranës njofton se punimet do të zgjasin 6 muaj në mënyrë që shkolla e rikonstruktuar të jetë gati shtatorin që vjen.

Rikonstruksioni përfshin që nga rregullimi i sistemit qendror të ngrohjes, të nyjeve sanitare, palestrës dhe hidroizolimi i tarracës.

Prindërit kanë afat deri të hënën, datë 18 shkurt, për t’i dërguar fëmijët në dy shkolla të tjera ku procesi mësimor do të zhvillohet pasdite.

Top Channel