Mund të duket e pabesueshme, por njerëzit në këto foto nuk ekzistojnë.

Një program kompjuterik me inteligjencë artificiale ka një databazë me fytyra të ndryshme njerëzish, dhe në bazë të atyre krijon imazhin e fytyrave të personave që nuk ekzistojnë.

Me pak fjalë, programi merr sytë e një personi, faqet e një tjetri, mjekrën e kështu me radhë, dhe i përzien në një fytyrë të re në mënyrë që të mos dallohet fare që imazhi i krijuar i përket një personi që nuk ekziston në të vërtetë. Dhe përpunimi bëhet me një refresh të faqes, ose duke shtypur F5 në tastierë, te faqja që e ofron shërbimin falas, e quajtur “this person does not exist”.

Kjo e bën edhe më të frikshëm faktin se sa manipulime mund të arihen sot nga modifikimet kompjuterike. Pak kohë më parë, një program me parime të ngjashme, mundësonte që të vendosej fytyra e një personi te fytyra e një aktori të ndonjë videoje (edhe porno) dhe të mos dallohej ndryshimi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel