Ditë zie edhe sot në Maqedoninë e Veriut për 14 viktimat që humbën jetën gjatë aksidentit të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë.

Aksidenti ndodhi më 13 shkurt rreth orës 17, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar, nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke u përplasur me barrierat rrugore dhe më pas ka përfunduar në humnerë.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Alsat-M.

EMRAT E VIKTIMAVE:

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.

Top Channel