Shprehe dashurinë me lule, thonë, ndaj të dashuruarit, më 14 shkurt, i drejtohen në masë dyqaneve të luleve.

Dhe klientët në Paris kanë një mori opsionesh, edhe pse 80% e luleve që dhurohen në Francë në ditën e Shën Valentinit importohen nga vende të tjera. Por, tani kultivuesit francezë po përpiqen të kthejnë prozhektorët nga vetja.

“Ne pyesim veten: a mund të punojmë me lulet franceze gjatë gjithë vitit? Dhe përgjigjia është po. Ne kemi hapur një dyqan një vit e gjysmë më parë dhe jemi të kënaqur sepse mund të kemi gjithçka, çdo sezon dhe klientët tanë surprizohen gjithnjë e zbulojnë edhe varietete të reja”, thotë sipërmarrësi.

Lulet, sipas Odrit, nuk i janë nënshtruar trajtimeve ndaj dhe do të jetojnë më gjatë. Për shembull anemonat janë ende të mbyllura dhe lulëzojnë kur të mbërrijnë në duart e klientit. Dhe një buqetë e tillë mund të zgjasë deri në 10 ditë.

“Veçantia e luleve tona është se ato rriten në mënyrë natyrore. Ne nuk përdorim produkte kimike. Vetëm ushqyes dhe trajtime që janë të njohura nga bujqësia organike. Përveç kësaj, nuk emetojmë dioksid karboni sepse sera jonë nuk ngrohet artificialisht”, shprehet shton Odri.

Kultivuesit e luleve janë të orientuar drejt llojeve që mund t’i rezistojnë kushteve të motit, në varësi të sezonit.

Top Channel