Grabitet me dhunë bankomat i një banke në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas të dhënave të para autorët ende të paidentifikuar e kanë dëmtuar dhe thyer bankomatin e më pas raportohet se kanë nxjerrë një shumë parash.

Nuk ka ende të dhëna rreth sasisë së parave që kanë mundur të marrin autorët.

Policia ka nisur hetimet.

Top Channel