Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se “çdo përfaqësues i institucioneve ndërkombëtare e ka kuptuar se zgjedhje të lira e të ndershme, me këtë mënyrë se si ka funksionuar deri tani, nuk mund të ketë”.

“Ne kemi kërkuar që prokuroria t’i hetojë ata që kanë vjedhur zgjedhjet, por nëse vazhdon vjedhja me grupe kriminale dhe askush nuk del para përgjegjësisë, besoj që të gjithë bien dakord që kërkohet një zgjidhje politike”, u shpreh Tabaku.

Kur u pyet nëse kjo protestë e 16 shkurtit ka mbështetje nga ndërkombëtarët, Tabaku u përgjigj: “Përgjimet i ka nxjerrë “Zëri i Amerikës” dhe nuk ka këmbanë më të fortë alarmi për qeverinë sa kur ai që solli ndryshimin në vitin 90, nis e kërkon ndryshim përsëri në vitin 2019”.

Top Channel