Në dy tregje të qytetit të Vlorës produktet tregtohen në kushte jo normale.

Tregtarët thonë se sa herë afrojnë zgjedhjet vendore u bëhen shumë premtime, por situata nuk ndryshon.

Kjo ndodh si në tregun e lagjes “24 Maji”, ashtu dhe tek ai në qendër të Vlorës.

Janë më shumë se 200 familje vlonjate që sigurojnë produktet bazë të tryezës te këto dy tregje.

Top Channel