Tragjeditë janë të shumta në minierën e Bulqizës. “Top Story” vizitoi gjithashtu familjen e Zaim Hysës, minatorit që ka humbur jetën në vitin 2007. Ai la pas bashkëshorte Farien dhe dy fëmijë.

“Atë ditë kur ka ikur për punë, ka qenë tepër i… s’kemi shpresa thoshte. Keqpagimi po, i rrezikuar, asnjëlloj shprese. Ka dalë nga shpia tepër i mërzitur, jashtë mase. Veç nuk ma shprehur të më thotë se unë ika e nuk kthehem më”, rrëfen bashkëshortja e Zaim Hysaj, Farie Hysaj.

Faria, bashkë me fëmijët e saj kanë kaluar një jetë të vështirë, pothuajse në kufijtë e mbijetesës.

“Asnjë lloj përkrahje, kam shkuar për të kërkuar punë, askush nuk më ka përkrahur për këtë punë. Skemi vend më kanë thën. Ndihmë ekonomike pata marrë 52 mijë deri vjet, sivjet vetëm 27 mijë lekë”, rrëfen Farie Hysaj.

Mes vuajtjes dhe braktisjes, kjo nënë kërkon për djalin e saj një mundësi shkollimi.

“Ai shikon shokët. Shumë herë i bëjmë ato debate, ça të bëj moj mami, të vras vetën, të shtyhemi i them a shtyhet muaji me krahë? Mundohem t’ja plotësoj dëshirat por… ça të them…”, rrëfen bashkëshortja e Zaim Hysajt.

Fati e ka dënuar dy herë Erionin, të cilin babai e la 5 vjeç. Ai vuan problemin me të folurin. Kjo nuk e ka penguar që të ketë shumë ëndrra, njësoj si bashkëmoshatarët.

“Ëndrrat janë shumë, por mundësitë janë pak. Ëndrra ime është të bëhem futbollist, por ajo…për mua është e paarritshme…”, shprehet djali i Zaim Hysajt.

Top Channel