Pavioni shqiptar në Panairin e Artit në Milano tërhoqi vëmendjen e mijërva viziorëve, duke sjellë një shpresë të re për artistët e rinj shqiptarë, jo vetëm pjesëmarrës në të.

Emra si Eros Dibra, Yllka Gjollesha, Ledia Kostandini, Theo Napoloni etj. nëpërmjet mediumeve të ndryshëm sollën gjendjen e tyre, e gjitha kjo e mbështjellë me një trik ngjyrash.

Punët e këtyre artistëve paraqitën një stil të ri, larg një tabloje klasike, nëpërmjet fotografisë, videos apo instalacionit. Hapësira publike, elementë të origjinës, ura apo simbole të së shkuarës, të cilat mund të përdoren edhe në të ardhmen, të gjitha këto janë element shqiptarë, të veshur me ngjyrat ne familjes mesdhetare.

Ekspozita “Deception” apo Mashtrim që prej kthimit nga Milano pret vizitorët në Galerinë Kalo.

Top Channel