Foto ilustruese

Një ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Gruemirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës.

Sipas denoncimit të bërë nga studentët, bëhet fjalë për një efektiv të FNSH-së, i cili prej dy ditësh ka ngacmuar një studente dhe një pedagoge.

Sipas studentëve të Fakultetit të Juridikut, ky efektiv, i veshur civil dhe me armën e shërbimit në brez, ka hyrë në fakultet dhe në ambientet e tualeteve, sipas studentëve ka ngacmuar studenten dhe pedagogen.

Studentët nuk e kanë lejuar efektivin të dalë nga godina dhe kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilët kanë bërë shoqërimin e këtij të fundit.

Shërbimi për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesat ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje, ndërsa pasditen e sotme ka mbledhur si provë materiale kamerat e sigurisë së godinës së Juridikut.

Top Channel