Nesër në mbrëmje vëmendja e botës së futbollit do të jetë në “Old Trafford”, ku Manchester United do të presë Paris Saint Germain, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat po kalojnë një moment mjaft të mirë në muajt e fundit, ku kanë regjistruar suksese të shumta radhazi në kampionatet respektive, ndërsa presioni më i madh është te ekipi francez, që prej vitesh synon triumfin europian.

Trajneri Thomas Tuchel megjithatë nuk do ta ketë aspak të lehtë mbrëmjen e nesërme, pasi do të bëjë llogaritë me dy mungesa mjaft të rëndësishme në repartin e avancuar, ato të Neymar dhe Edison Cavanit, ndonëse fusha do të ketë yje pafund, të gatshëm të ndrijnë.

Por përveç yjeve në fushë, do të ketë shumë “shkëlqim” edhe në tribunat e “Old Trafford”, ku “wags”at, apo bashkëshortet dhe të fejuarat e futbollistëve, do të jenë të pranishme. Më poshtë janë fotot e disave prej tyre, që do të tërheqin vëmendjen mbrëmjen e nesërme.

FOTO GALERI
1/21
Edurne Garcia - David De Gea

Top Channel